Droni iranian i afrohet 30 metra, bombarduesi amerikan shmang incidentin

522
Marina e Shteteve të Bashkuara thotë se një fluturake pa ekuipazh e Iranit, dje është afruar 30 metra ndaj një aeroplani luftarak amerikan, derisa ai përpiqej të ateronte në një aeroplanbartës në Gjirin Persik.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Marinës së Shteteve të Bashkuara, Bill Urban, tha se ky afrim ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare, derisa bombarduesi amerikan i tipit, U.S. F/A-18E Super Hornet, përgatitej të ateronte në aeroplanbartësin, USS Nimitz.
Zoti Urban theksoi se ky incident i rrezikshëm “nuk është në harmoni me të drejtën dhe sjelljet ndërkombëtare detare”.
Sipas tij, kjo ishte ndërhyrja e 13-të “e pasigurt dhe joprofesionale” ndërmjet forcave detare amerikane dhe iraniane gjatë këtij viti.
Urban theksoi se bombarduesi amerikan është dashur të ndërmarrë “aksion evitues” për tu larguar nga droni iranian.
Në muajin korrik, një luftanije patrulluese amerikane është dashur të lansoj të shtëna alarmuese kundër një anijejeje të gardës Revolucionare të Iranit në Gjirin Persik, derisa ajo i afrohej luftanijes amerikane.
Sigal