Droga rekord e kapur në Maminas, çfarë thotë ministri kolumbian i Mbrojtjes

611
Në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Necocli u mbajt ditën e djeshme një ceremoni festive zyrtare, ku ndër të tjerë merrnin pjesë minisitri i Mbrojtjes i Kolumbisë Luis Carlos Villegas, ambasadori amerikan në Bogota Kevin Withaker, si edhe gjeneral majori amerikan Rick Wandell, i cili është zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump.
Ministri kolumbian i Mbrojtjes ndër të tjera në fjalimin e tij theksoi se organizatës së narkotrafikantëve, (njëkohësisht milici e armatosur), Klani i Gjirit (Clan del Golfo), në bashkëpunim me aleatët amerikanë gjatë 3 viteve të fundit i janë kapur 200 tonë kokainë me vlerë 6 miliardë USD me çmim shitjeje me shumicë.
Ministri kolumbian në fjalën e tij në 5 paragrafë rresht u mor me kapjen e 613 kilogramë kokainë në Maminas.
Ministri kolumbian theksoi se ishte ushtria kolumbiane, e cila në bashkëpunim me aleatin amerikan DEA-n dhe agjensi ligjzbatuese ndërkombëtare, informoi paraprakisht palën shqiptare dhe atë italiane për një ngarkesë të madhe prej qindra kilogramësh kokaine të pastër (klohidrat kokaine).
Sipas tij, “Ishte informacioni mjaft i saktë i agjensive ndërkombëtare dhe i ushtrisë kolumbiane, që i dha mundësinë policisë shqiptare ta kapte këtë sasi droge”.
Sigal

gsg