Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore viziton Shqipërinë

463
Sigal

Drejtoresha e re e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore Znj. Ellen Goldstein, mbërriti në Shqipëri për një vizite katër ditore. Qëllimi i vizitës është të prezantohet tek Qeveria shqiptare, të diskutojë prioritet dhe sfidat me të cilat po përballet ekonomia shqiptare, si dhe rolin e Bankës në mbështetje të axhendës së reformave në vend. Gjatë vizitës së saj, znj. Goldstein do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të kabinetit (Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë Edmond Haxhinasto, Ministri i  Financave Ridvan Bode, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi,  Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu, Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo), Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, përfaqësues të lidershipit të Partisë Socialist dhe të komunitetit të donatorëve. Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore do të vizitoje disa projekte të financuara nga Banka Botërore dhe do të takohet me përfitues të tyre. Gjatë kësaj vizite ajo do të shoqërohet nga znj. Kseniya Lvovsky, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. Ditën e premte më 22 shkurt, ora 15.30 do të organizohet edhe një konferencë për shtyp në zyrën e Bankës Botërore në Tiranë.