Sigal

Një sasi droge prej 115 kilogramë është kapur në Igumenicë të Greqisë. Në prangat e policisë greke është vënë një person i cili ishte duke drejtuar mjetin në të cilin ndodhej droga. Sipas policisë greke, është arrestuar një shtetas grek, drejtues i mjetit ku u gjet lënda narkotike.

Nga të dhënat e para, dyshohet se droga është ngarkuar në Shqipëri dhje ka kaluar për në shtetin grek nga pika doganore e Qaf Botës.