Dorëhiqet Presidentja e rajonit të Madridit

548
Drejtuesja e rajonit të Madridit, Cristina Cifuentes dha dorëheqjen nga posti i saj pas një video-skandali që e përfshinte atë të publikuar në mediat vendase. Bëhet fjalë për një xhirim të kamerave amatore, ku ajo shfaqet duke i dorëzuar disa sende të vjedhura, truprojave të një supermarketi.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011 në një supermarket pranë selisë së Asamblesë Rajonale të Madridit. Në atë kohë Cifuentes mbante postin e nënkryetares. Sendet e vjedhura prej saj ishin dy kuti me krem kundër rrudhave me vlerë jo më shumë se 40 Euro.
Javën e kaluar, 53 – vjeçarja u përball edhe me një tjetër skandal, kur u zbulua se ajo kishte një diplomë të falsifikuar Masteri. Ajo vjen nga radhët e konservatorëve të Kryeministrit Mariano Rahoi, i cili në reagimin e tij e konsideroi dorëheqjen e Cifuentes si veprimin e duhur. Por partia e Rahoit merr një goditje të fortë në Madrit, pasi tashmë presidenca e rajonit me mbi 6 milionë banorë mund të bjerë në duart e të majtëve të Podemosit.
Sigal