Dorëhiqet Kamenos, grekët në ankth për qeverinë e re

469
Greket janë në ankth dhe panik për atë se çfarë do të bëjë qeveria e re, pavarësisht se pjesa me e madhe e kabinetit janë fytyra familjare nga qeveria e mëparshme e kryeminsitrit Aleskis Tsipras.
Vetëm 12 orë pasi deputeti i koalicionit qeverisës, Dimitris Kamenos u betua si zëvendësministër i infrastrukturës, ai u detyrua të japë dorëheqjen pas polemikave që shpërthyen mbi komentet e tij në Twitter.
Rrjetet sociale publikuan postime nga llogaria personale e Kamenos, në të cilat kishte komente raciste, homofobike dhe anti-Semite.
Gjithashtu në adresën e tij, e cila aktualisht është e mbyllur, kishte komente mjaft përçmuese per kryeministrin e rizgjedhur për të dytën herë në krye të vendit, Aleksis Tsipras.
Edhe pse qeveria është betuar të çojë përpara reformat për një rimënkëmbje të ekonomisë greke, qytetarët nuk ndihen të sigurtë.
“Gjithçka është një mister, nuk ja kam idenë se çfarë do të ndodhë. Normalisht qe jemi në ankth, kemi frikë nëse ata mund ta përkeqësojnë situatën, por nuk dimë asgje dhe ky është ankth, thotë Dimitris Podiotis, 44-vjeç, nëpunës
“Ne pamë sesa keq punuan ata gjatë 6 muajve të fundit dhe sa e tmerrshme ishte ajo që ndodhi dje. Këtë situatë po shohim cdo dite, pamë edhe një qeveri të trukuar, çfarë tjetër duhet të shohim, ne nuk mund të mbyllim sytë dhe të bëjmë rolin e të verbrit.
Kamenos ka të njëjtin mbiemër si kryetari i partisë Grekët e Pavarur Panos Kamenos, por nuk kanë lidhje bashkë.
Gazeta greke Elefteros Tipos kishte aperturë titullin”Të gjithë e dinin për Twitterin e Kamenos … me përjashtim të Cipras.
Sigal