Dorëheqja e Shpend Ahmetit, VV: Zgjodhi anën e atyre që punuan kundër partisë

577
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga kjo parti, i cili është edhe kryetar i Komunës së Prishtinës.
“Fatkeqësisht Shpendi ka zgjedhur që megjithatë të mbajë anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysmë punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes, persona të cilët në valën më të madhe të angazhimit për fushatë e për balotazh, e kalonin kohën nëpër takime informale për prapaskena, duke u marrë me thashetheme përçarëse e duke pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen”, thuhet në reagimin e VV-së.
Vetëvendosje e pranon se Ahmeti ishte një prej figurave më të respektuara aty, duke thënë se kjo parti i dha më shumë atij sesa që ai i dha partisë.
“Shpend Ahmeti ka qenë një prej figurave më të respektuara prej Lëvizjes, dhe kontributor i madh në disa rezultate të mira elektorale. Por, si të gjithë ne, edhe ai ka fituar nga Lëvizja më shumë se ç’i ka dhënë Lëvizjes, e këtë e ka pohuar edhe vetë, në jo pak fjalime publike”, vazhdon më tej reagimi.
Sigal