Dorëheqja e papritur e Zinedine Zidan, reagon Perez: Më ka mbytur trishtimi

93

Pak pas vendimit të bujshëm që mori Zinedine Zidan për t’u tërhequr nga drejtimi i Real Madridit, vjen reagimi nga presidenti Florentino Perez.

Vendim siç duket ka lënë gojëhapur jo vetëm tifozët dhe lojtarët, por edhe vet Perez. Ky i fundit në konferencën për shtyp, ku pak më parë trajneri anonçoi vendimin tha se sot për të ishte një ditë e trishtë, pasi Zidane e ka dashur si lojtar por edhe si drejtues.

“Një vendim i papritur për mua, mjë ditë e trishtë. E kam dashur si lojtar, e dua edhe si trajner. Me këtë vendim u njoha që dje, e më ka mbytur trishtimin. U mundova ta bind, por nuk ia dola. Dua ta falenderoj për pasionin dhe përkushtimin që ai ka punuar për këto tre vite me Realin. Për mua është një dorëheqje e shpejtë, mund të qëndronte edhe më gjatë, e të mund të vijonim të fitonim. Por nëse ai ka nevojë për pushim, e meriton ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.