Donald Tump: “Parisi ndodhet në Gjermani”

553
Donald Tump godet sërish. Kandidati për president në SHBA ka reaguar për ngjarjen e sotme në Paris, ku një person me brez eksplozivi u qëllua për vdekje nga policia, por ka bërë një ngatërresë “të vogël”.
“Një njeri u qëllua për vdekje në një rajon Policie në Paris. Kjo ngjarje tregon se rreziku nga terrorizmi është i lartë. Gjermania gjendet në katrahurë të madhe kriminale. Bëhuni të zgjuar”, – shkruan Trump, duke menduar se Parisi ndodhet në Gjermani.
Shkrimi i Donald Trump në “Twitter” ka ngjallur reagime dhe të qeshura në rrjetet sociale.
Sigal