Donald Trump zgjedh gjeneralin James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes

37
Donald Trump duket shumë i interesuar ta ketë në radhët e administratës së tij gjeneralin në pension të marinës, James Mattis, i konsideruar tashmë si kandidati kryesor për postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Zyrtarë të përfshirë në procesin e kalimit të pushtetit në Amerikë i thanë CNN-it se Trump dhe Mattis u takuan për mbi një orë në Nju Xhersi. Burimet thonë se vendosja në krye të Pentagonit e gjeneralit me katër yje mbi supe nuk është vulosur ende, por presidentit të zgjedhur i ka bërë shumë përshtypje rezymeja e 66-vjeçarit. 
Mattis është vlerësuar lart sidomos për mënyrën se si udhëhoqi marinsat në betejën e Falluxhës, në vitin 2004, një ndër më të përgjakshmet e luftës së Irakut. Ai ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtues i një komande strategjike të NATO-s në Norfolk të Virxhinia