Donald Trump kërkon miratimin e dënimit me vdekje për trafikantët e drogës

645
Trump bëri thirrje për miratimin me vdekje për tregtarët e drogës, gjatë një tubimi në Pensilvani, me qëllim përkrahjen e një kandidati të partisë Republikane, (GOP) për në Kongresin amerikan.
Gjatë fushatës në këtë distrikt konservator perëndimor të Pensilvanisë, Presidenti gjithashtu u përqëndrua në një listë me tema të tjera, përfshirë Korenë e Veriut, keqardhjen e tij për mediat dhe fitoren e tij në zgjedhje 16 muaj më parë.
Trump tha se lejimi i prokurorëve për të kërkuar dënimin me vdekje për tregtarët e drogës, një ide, siç tha ai që e mori nga Presidenti kinez Xi Jinping, është “një diskutim për të cilin duhet të fillojmë të mendojmë. Unë nuk e di nëse vendi është gati për të “. “A mendoni se tregtarët e drogës që vrasin me qindra njerëz gjatë jetës së tyre, a mendoni që ata vrasin mendjen se kush është në Komitetin e ‘Fjongos Blu’?” tha Trump.
“E vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e drogës është përmes rezistencës. Kur ju kapni një tregtar droge, ju duhet t´a largoni për një kohë të gjatë”. Kjo nuk është hera e parë që Trump sugjeron ekzekutimin e tregtarëve të grogës. Me herët gjatë këtij muaji, ai e përshkroi atë si një mënyrë për të luftuar epideminë e opiumit. Të premten, The Washington Post raportoi që administrate e Trump po konsideron ndryshimet në politika për të lejuar hetuesit të kërkojnë dënimin me vdekje.
Por të shtunën, thirrja e tij per te ekzekutuar tregtaret e drogës mori disa nga brohoritjet me entuziaste të natës. Ndërsa Trump fliste mbi çështjet në Kinë apo Singapor, dhjetëra njerëz tundnin kokën në shenjë miratimi.
Sigal