Donald Trump akuzon ish-presidentin Obama: Më ka përgjuar telefonatat

611
Presidenti Donald Trump ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj ish-presidentit Barack Obama. Trump është shprehur se paraardhësi i tij, ka urdhëruar përgjimin e telefonatve ndaj tij, gjatë fushatës presidenciale. Sipas ligjit amerikan, përgjimet lejohen vetëm të rastet kur besohet se objektivi është agjent i një shteti të huaj. Akuzat e Trump vijnë në kohën kur vetë administrata e tij po përballet me zërat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. “E tmerrshme, sapo zbulova se Obama më ka përgjuar në Kullën Trump vetëm pak kohë para fitores. Por nuk gjeti asgjë”,-shkroi manjati në rrjetin social Twitter. Senatori republikan Ben Sasse u shpreh se komentet e Trump ishin shumë serioze e në kushte të tilla duhet të japë shpjegime sesi e mori vesh informacionin. Zëdhënësi i Obamës u shpreh se ish- presidenti nuk ka urdhëruar asnjëherë përgjime për asnjë qytetar amerikan duke i konsideruar akuzat të pavërteta.
Sigal