Dolën kundër operacioneve ushtarake ndaj kurdëve, arrestohen 12 akademikë turq

409
Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi ka njoftuar sot se policia ka arrestuar dymbëdhjetë akademikë, për shkak të nënshkrimit të një peticioni që i dënon operacionet ushtarake kundër rebelëve kurdë në juglindje të vendit.
Agjencia Anadolu ka njoftuar se dymbëdhjetë të arrestuarit janë mësimdhënës në Universitetin Kocaeli, që gjendet në afërsi të Stambollit.
Ata janë në mesin e 1200 akademikëve nga Turqia dhe nga jashtë, të cilët kanë nënshkruar peticionin me titullin “Ne nuk do të marrim pjesë në këtë krim”, raporton REL.
Peticioni i kërkon Ankarasë që ta ndalojë “masakrën e qëllimshme dhe dëbimin e popullit kurd dhe të tjerëve nga rajoni”. Prokurorët kanë nisur hetime për veprat penale “fyerje e shtetit” dhe “propagandë terroriste”
Në juglindje të Turqisë muajve të fundit ka pasur përleshje në mes të separatistëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe ushtrisë turk,e pasi që në korrik të vitit të kaluar është prishur marrëveshja e armëpushimit. Aktivistët e shoqërisë civile thonë se dhjetëra civilë kanë humbur jetën në zonën që gjendet nën shtetrrethim.
Sigal