DOKUMENTI/ Vetëvendosja propozon Albin Kurtin për kryeministër

419
Sigal

Lëvizja Vetëvendosje, këtë të hënë përmes një letre dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi, ka propozuar kryetarin e saj Albin Kurti për mandatar të Qeverisë.

Nominimi i Kurtit si kryeministër vjen edhe pse akoma negociatat për koalicion mes VV. Dhe LDK-së kanë ngecur.

Të dy palët, aktualisht janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, ndërkohë që takime të reja ndërmjet tyre nuk janë paralajmëruar.