Doktori hero, pas pesë operacioneve në 28 orë rresht shtrihet për të fjetur në dysheme

490
“Disa njerëz janë të përkushtuar për punët e tyre dhe një nga ata është dhe ky doktor”- shkruajnë mediat e huaja pasi kanë publikuar këtë foto. Në të tregohet një kirurg nga Kina duke fjetur. Ai ka marrë shumë komente pozitive në internet, pas publikimit të fotove të tij.
Bëhet fjalë për mjekun i cili ishte shtrirë për të fjetur në dysheme, pas 5 operacionesh në 28 orë, ngjarje kjo e ndodhur më 30 mars të këtij viti në spitalin Dingyuan County, provincën Anhui të Kinës.
Sipas rrëfimeve në mediat sociale, sapo e kishte përfunduar operacionin e fundit, mjeku i quajtur Luo Heng ra në gjumë në dysheme. Ai thuhet se gjatë natës kishte kryer dy operacione dhe gjatë ditës së nesërme edhe tri të tjera.
Sigal