Do të shkriheni së qeshuri! Menduan se ishte hyjni, gratë adhurojnë koshin e mbeturinave

509
Ky është momenti qesharak kur tre adhuruese indiane u falën te një kosh mbeturinash dhe kryen ritet fetare në të.
Gratë fetare që mbanin veshur sari ishin në një kompleks tempujsh në shtetin indian të Bihar, megjithëse autori i videos nuk e ka thënë saktësisht se ku.
Videoja, e filmuar në një celular, tregon se gratë grumbulloheshin rreth një kanguri i cili ishte vendosur aty si një kosh mbeturinash, ku njerëzit mund të hidhnin mbeturinat lehtësisht.
Por gratë gabimisht ngatërruan koshin e mbeturinave dhe filluan t’i falen atij e të kryejnë ritet fetare sikur të ishte një perëndi.
Dëshmitarët pohuan gjithashtu se gratë e spërkatën kangurin me ujë të shenjtë dhe një nga gratë u pa duke hedhur një monedhë në të.
Shumë shikues të pamjeve u shkrinë së qeshuri nga gratë të cilat adhuruan aq shumë hyjnitë sa përfshinë edhe një kosh mbeturinash.
Sigal