“Do ta vras me këtë sëpatë”, policia italiane parandalon krimin, arrestohet shqiptari

419
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në qytetin Viterbo pasi kishte planifikuar të vriste një person me sëpatë.
Sipas mediave italiane, rastin e ka denoncuar një italian në polici, pasi shqiptari 28-vjeçar i kishte treguar atij sëpatën e vogël të fshehur në pantallona si dhe planin për të vrarë një person me të cilin kishte pasur një konflikt.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 23-shkurtit kur shqiptari dhe italiani të cilët njiheshin ishin ndeshur rastësisht në stacionin hekurudhor në Viterbo.
Pas njoftimit të marrë policia ka mundur të parandalojë krimin dhe të arrestojë shqiptarin 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Policia sekuestroi një sëpatë të vogël si dhe një tub çeliku 42 centimetër.


Sigal