Do sulmonin qendrën tregtare, arrestohen shqiptari dhe greku, autorë të 7 grabitjeve me armë

109

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia greke ditën e sotme, si persona të rrezikshëm të dyshuar për të paktën 7 grabitje me armë.

Arrestimi i tyre u bë në kushtet e flagrancës, ndërsa ata po bëheshin gati për një grabitjen e një qendre tregtare në zonën e Alimos.

Shqiptari dhe shtetasi grek kishin kryer 7 grabitje të suksesshme në zyra postare, farmaci, supermarkete, qendra tregtare përfshi edhe një grabitje në një bankë të ndodhur në vitin 2018.

Në cilësinë e provës policia ka sekuestruar dy pistoleta, një parkuke dhe dy palë doreza, të cilat ishin përdorur nga të arrestuarit gjatë grabitjeve.