“Do shkatërrojmë Korenë”, vazhdon ‘lufta e fjalëve’, Kim Jong-Un: Trump do ta paguajë shumë shtrenjtë

218
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është më i bindur se kurrë që ideja e tij për zhvillimin e armëve bërthamore është vendim më se i duhur.
Pas fjalëve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara se SHBA po të donte e shkatërronte Korenë, Kim Jong nuk ndihet fort i kënaqur.
Lideri suprem foli për median shtetërore KCNA, ku u shpreh ashpër kundër deklaratave të Donald Trump.
“Do ta paguajë shumë shtrenjtë për komentet e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,” u shpreh Kim Jong Un duke iu drejtuar Trump-it.
“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut do të ndërmarrë masat më të forta,” u shpreh dikatori i Koresë.