Dnevnik: Atentat ndaj HashimThaçit në vizitën në Mal të Zi, rritet siguria

50

Vizita e parë zyrtare e ministrit të jashtëm kosovar, Hashim Thaçi në Mal të Zi ka shkaktuar reagime të shumta tek opinioni malazez. E përditshmja malazeze “Dnevnik” ka njoftuar sot një shtyrje të fjalimit të Thaçit mbi integrimet europiane, për shkak se mund të jetë objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste serbe.

“Është vlerësuar se kjo do të ishte një shkas për të shprehur pakënaqësinë e qytetarëve me rastin e vizitës së Thaçit, kështu që kjo ide është hedhur poshtë”, citojnë burime konfidenciale për gazetën malazeze.

Kjo ka bërë që të ndryshohet axhenda dhe të shtohet personeli i sigurisë së Thaçit. Ndërkaq, shoqata të shumta refugjatësh në Mal të Zi kanë paralajmëruar se do të mbajnë protesta në Podgoricë për anulimin e vizitës së zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm kosovar, për shkak të mungesës së të drejtave të malazezëve në Kosovë, por edhe pamundësinë e kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur.