Djali i miliarderit kinez refuzon pasurinë e të atit, kërkohet pasardhës

424
Sigal

Wang
Jianlin, miliarderi kinez bëri të ditur planet e tij për t’i dorëzuar
perandorinë e tij 91.7 miliard dollarëshe Dalian Wanda Group Co menaxherëve
profesionistë pasi djali i vetëm i mandatit nuk duket i interesuar të ndjekë
hapat e babait të tij.

“Unë fola me djalin tim dhe ai më tha
se nuk donte të jetonte një jetë si e imja,” tha 62-vjeçari Wang, gjatë një
forumi të zhvilluar në Pekin.

“Ndoshta është më mirë t’ia dorëzoj
menaxherëve profesionistë,” tha Wang. “Mund t’i drejtojmë nga bordi. Nuk do të
caktojmë ndonjë kandidat të veçantë, por do të zgjedhim në bazë të
konkurrimit”.

Wang Sicong, 29 vjeç, djali i mandatit,
zotëron 2% të aksioneve në Wanda. 29-vjeçari është mjaft i njohur në rrjetet
sociale në Kinë, me më shumë se 21 milionë ndjekës  në llogarinë e tij. Ai
gjithashtu është investitor në kompani të ndryshme.