Ditë intensive për Macron, emëron Kryeministrin dhe takon Merkel

574
Një ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron, pritet të emërojë Kryeministrin e ri.

Macron do të ketë një ditë intensive pasi po sot prite të vizitojë kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Emanuel Macron bëri betimin të dielën si President i Francës duke marrë kështu zyrtarisht drejtimin e Pallatit Elysee.

Në fjalën e tij, mbajtur pas inaugurimit, Macron tha se Franca e bashkuar duhet të mposhtë frikën dhe të jetë më e fortë.

Ai foli edhe për nevojën që sipas tij ka bota dhe Europa për Francën.

Shumë ekspertë thonë se zoti Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për Kryeministër do të emërojë politikanin nga Patia Republikane, Edourad Philippe.

Më vonë, presidenti Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë.

Më herët Merkel ka përshëndetur fitoren e 39-vjeçarit Macron kundër rivales së tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në zgjedhjet presidenciale franceze.
Sigal