Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Obama: “Ne jemi të gjithë hebrenj”

54
Presidenti amerikan Barak Obama shënoi Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke përsëritur fjalët e një ushtari amerikan, i zënë rob gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili i tha rrëmbyesit e tij gjerman, “Ne jemi të gjithë hebrenj.”
Udhëheqësi amerikan gjithashtu këshilloi audiencën e tij për të luftuar atë që ai e quajti valë e re e anti-semitizmit në mbarë botën. Komentet e tij Obama i bëri gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast në ambasadën israelite në Washington DC. Ai nderoi reshterin amerikan Roddie Edmonds, i cili në kohën kur u kap peng gjatë Luftës së Dytë botërore, refuzoi tu raportonte gjermanëve se kush nga të burgosurit ishte hebre, duke u përgjigjur : ne të gjithë jemi hebrenj.
Edmonds është amerikani i parë që nderohet në këtë nivel nga Izralei për kontributin e tij në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Presidenti amerikan u prezantua nga regjisori i famshëm hollivudian Steven Spielberg, i cili rrëfeu kujtime të fëmijërisë, kur gjyshja e tij u mësonte hungarezëve të mbijetuar të holokaustit anglisht.
“Unë i kam mësuar numrat nga të mbijetuarit e Aushvicit. Ky është një kujtim i pashlyeshëm dhe që më shtyu më pas të dëgjoj çdo gjë. Unë gjithmonë kam besuar se ju mund të gjeni zërin brenda vetes për të folur në emër të botës, apo kundër atyre që duan ta shkatërrojnë atë,” tha ai.
Ceremonia përkujtimore vjen pasi policia gjermane arrestoi dy persona gjatë operacionit kundër një grupi të ekstremit të djathtë, i cili dyshohet se po përdor një portal në internet për të nxitur dhunën ndaj të huajve dhe përhapur propagandë naziste .