Dita Ndërkombëtare e Paqes

509
Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti. Dita ndërkombëtare e paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme, dhe këtë herë shënon 61 vjetorin e Kambanës së Paqes e cila çdo vit bie në këtë ditë. Ishte viti 1954 kur kjo kambanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë. Që atëherë, për gjysmë shekulli, kambana ka dërguar porosi të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e njerëzimit për paqe.
Gjatë gjithë kësaj kohe, prej kulminacionit të Luftës së Ftoftë deri në rritjen e konflikteve përbrenda shteteve, nga përhapja e SIDA-s e deri te aktet e terrorizmit, jehona e kambanës ka mbetur e pandryshuar, e qartë dhe e vërtetë.
Sigal