Dita e rivarrimit të heroit Isa Boletini, homazhe në Mitrovicë

594
Eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini dhe të bashkëpunëtorëve të tij të vrarë në janar të 1916-ës në Podgoricë të Malit të Zi do të rivarrosen në orën 15:00 të ditës së sotme në Mitrovicë. 
Në këtë ditë të rëndësishme, Kuvendi Komunal mbajti një seancë të posaçme në nderim të figurës së Boletinit me rastin e rivarrimit të eshtrave të tij në fshatin e lindjes, Boletin që tashmë është pjesë e komunës me shumicë dërmuese serbe, Zveçanit.
Pas mbledhjes solemne para Kuvendit Komunal në Mitrovicë, u vendos arkivoli i Isa Boletinit ku kryetari i Kuvendit Kadri Veseli bëri homazhe dhe vuri kurorë me lule.

Veseli: Ta përcjellim Isën sic na ka hije! Nderim veprës së tij
Në këtë seancë solemne mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e personalitete të shumta të jetës politike dhe publike të nivelit qendror dhe lokal si dhe familjarë të Heroit Isa Boletini.
“Ne, si qytetarë të Mitrovicës, përveç ndjenjave të veçanta të krenarisë, sot duhet të tregojmë një kulturë të lartë të përgjegjësisë, tolerancës dhe mirëkuptimit. Ta përcjellin Bacën Isë për në vendlindjen e tij ashtu siç na ka hije, ngase kështu e nderojmë edhe më shumë veprën e tij por dhe rrugën tonë të zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik. Në kohë të vështira për vendin dhe kombin, Isa Boletini u vu në ballë të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Me fuqinë e fjalës së tij ai udhëhoqi shumë kuvende për çështjen kombëtare dhe me guximin e tij prej komandanti popullor udhëhoqi shumë beteja, nga Kaçaniku deri në Shkup, nga Shkodra deri në Vlorë. Në vjeshtën e rëndë të viti 1912, Isa Boletini u nis nga malet e Kosovës për t’u vënë në mbrojtje të shtetit shqiptar të sapo shpallur në Vlorë. Ne si qytetarë të Mitrovicës, përveç ndjenjave të veçanta të krenarisë, sot duhet të tregojmë një kulturë të lartë të përgjegjësisë, tolerancës dhe mirëkuptimit. Ta përcjellin Bacën Isë për në vendlindjen e tij ashtu siç na ka hije, ngase kështu e nderojmë edhe më shumë veprën e tij por dhe rrugën tonë të zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik”, – theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Sigal