Dita e Falenderimeve, familjet amerikane në festë

437
Sigal

Festohet në
Shtetet e Bashkuara Dita e Falenderimeve, e cila kremtohet çdo vit të enjten e
fundit të nëntorit. 




Nju Jorku është përfshirë nga festimet dhe
zbukurimet, ku 60 balona gjigante me personazhet më të njohur të filmave
vizatimorë janë ngritur në qiellin e Manhatanit për t’i dhënë startin paradës
së përvitshme.




Për shumë njerëz, kjo ditë është ndoshta e vetmja
kohë ku familjet mblidhen së bashku. 




Shumë amerikanë bëjnë udhëtime të gjata për të
qenë pranë familjeve të tyre. 




Ata organizojnë darka të mëdha, gjë që është pjesa
kryesore e festimeve. 




Para se të fillojnë të hanë, gjithsecili thotë
disa fjalë dhe shprehen se për çfarë ndjehen mirënjohës. 




Gjeli i detit për darkë është një nga traditat e
Ditës së Falenderimeve. 




Ushqime të tjera tradicionale për këtë festë janë
patatet, një lloj salce me boronica të kuqe dhe një ëmbëlsirë me kungull. 




Shumë njerëz hanë më shumë ditën e Falenderimeve
se çdo ditë tjetër të vitit. 




Shumë amerikanë ndihmojnë gjithashtu të tjerët që
nuk kanë mundësi të festojnë. 




Në gjithë Shtetet e Bashkuara, mijëra organizata
fetare dhe bamirëse japin ushqime për të moshuarit, të pastrehët dhe të
varfrit. 




Me kalimin e viteve, amerikanët kanë shtuar
tradita të reja në kudër të festimeve me rastin e Ditës së Falenderimeve. Për
shembull, në këtë ditë, luhet disa ndeshje futbolli amerikan. 




Dita e Falenderimeve filloi si traditë kur erdhën
kolonët evropianë në Amerikë. Ata mblodhën të korrat, festuan dhe dhanë
falenderimet për ushqimin. 




Sipas traditës, kolonë pelegrinë nga Anglia e
festuan për herë të parë Ditën e parë të Falenderimeve në vitin 1621. Ashtu si
edhe më parë, sot amerikanët mblidhen me familjet dhe miqtë, ndajnë ushqimet me
njëri-tjetrin dhe shprehin falenderimet për vitin që po mbyllet.