Dita e dytë e pezullimit të luftimeve në Aleppo

469
Sigal

Pezullimi i sulmeve ruse dhe siriane në Aleppo ka hyrë në
ditën e dytë, përpara një armëpushimi të shkurtër që synon t’u mundësojë
civilëve dhe rebelëve që të largohen nga qyteti i shkatërruar.

Pezullimi erdhi përpara bisedimeve në Berlin midis
liderëve rusë, francezë dhe gjermanë për konfliktin pesë-vjeçare në Siri,
shkruan afp.

 Moska po mbështet regjimin e presidentit Bashar
al-Asad në luftën e saj me një gamë të gjerë të grupeve rebele, duke përfshirë
edhe  sulmet  ajrore në qytetin e ndarë verior të Aleppos.