Distancohet Ministri italian: S ‘mbështes ata që thonë Shqipëria bazë ekstremizmi

539
Tirana mirëpriti takimin e dytë tre palësh Shqipëri-Itali-Serbi, ku tre homologët, ai shqiptar Ditmir Bushati, italian Paolo Gentiloni dhe serbi Ivica Daçiç përkrahën nxitjen e projekteve rajonale.
Në konferencën për shtyp u përqëndruan në betejën e përbashkët të fenomenit me të cilin po përballen tre vendet, radikalizimin islamik.
I gjendur në kryeqytetin shqiptar pas shkrimeve të mediave italiane që e cilësonin Shqipërinë si bazë të radikalizmit islamik, Ministri i Jashtëm italian u distancua prej tyre duke këmbëngulur në mënyrë të përsëritur se ky është një rrezik i përbashkët.
“Shqetësimi për rrezikun e radikalizmit dhe luftëtarëve të huaj është një shqetësim i përbashkët, është një realitet ku askush nuk mund të ndihet imun.Por Shqipëria është një vend ku bashkëjetojnë shtetas të besimeve të ndryshme fetare që duan të luftojnë radikalizimin.Ka realitete ku ka më shumë luftëtarë të huaj, por ky nuk është rasti i Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë”.
Edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu angazhimin e Shqipërisë për luftën ndaj ekstremizmit.
Ndërsa kryediplomati serb, Ivica Daçiç, kërkoi një reagim të unifikuar të BE ndaj ekstremizmit por dhe fluksit të emigrantëve.
Sigal