Diskriminimi i emigrantëve në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë

577
Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, shumë emigrantë bllokohen për shkak të prejardhjes, ç’ka bën të ekzistojë një diskriminim i shëmtuar ndaj tyre.
Këtë fakt e evidenton Drejtori i organizatës jo qeveritare Amnisty International për Greqinë.
Refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani vazhdojnë të kalojnë në kufirin greko-maqedonas, ku autoritetet helene pasi kanë kontrolluar dokumentat e identifikimit të çdo emigranti i lejojnë të kalojnë, por persona nga vende të tjera të cilët janë klasifikuar si azikërkues ekonomik bllokohen dhe nuk u lejohet kalimi në Maqedoni.
Qindra refugjatë kryesisht nga Irani protestuan të hënën duke i kërkuar palës greke dhe asaj maqedonase të krijojnë një korridor kalimi edhe për ta.
Të pushtuar nga fluksi i madh i emigrantëve në muajt e fundit, disa shtete të Ballkanit vendosën që të hapin dyert vetëm për emigrantët që vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, pra nga vendet ku aktualisht ka konflikt të armatosur.
Ky vendim u prit me ashpërsi dhe protesta nga refugjatët me prejardhje nga Pakistani, Irani apo edhe Maroku, të cilët kanë mbetur në tokën e askujt midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Një pjesë e tyre kanë vendosur të kthehen në Athinë, ku qeveria greke ka ndërtuar kampe strehimi.
Fluksi i emigrantëve ka prodhuar debate mes 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku akoma nuk është gjetur formula për zgjidhjen e krizës më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore.
Sigal