Disa të vdekur pas shpërthimit në një xhami në Kabul

662
Të paktën 30 persona janë vrarë brenda një xhamie shiite në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Sulmin e ka kryer një bombardues vetëvrasës derisa raportohet se ai ka hapur zjarr pasi besimtarët u mblodhën për namazin e së premtes, përpara se të shpërthente një bombë.
Asnjë grup deri tani nuk e ka marrë përsipër sulmin, por i ashtuquajturi Shtet Islamik (IS) ka shënjestruar xhamitë Shia nëpër Afganistan.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane ka thënë se hetuesit po punojnë në vendngjarje për të përcaktuar “natyrën e shpërthimit”, raporton AFP.
Sulmi i së premtes vjen pak ditë pasi policia në Kabul kishte deklaruar se ata kishin arrestuar një bombardues që kishte synim të kryente një sulm vetëvrasës, duke shmangur kështu një incident të madh.
Në gusht, më shumë se 20 vetë u vranë në një sulm me bombë kundër besimtarëve në Kabul derisa në një bombë kamioni në kryeqytetin e Afganistanit në maj vrau më shumë se 150 njerëz.
Sigal