Disa këshilla ekonomike super të dobishme nga Warren Buffet

43
PER SHPENZIMET
Nëse blen gjëra që nuk të nevojiten, shumë shpejt do e gjesh veten duke shitur gjëra që të nevojiten.
PER INVESTIMET
Mos i fut të gjitha vezët në një kosh.
PER KURSIMET
Mos kurse atë që mbetet pasi ke shpenzuar, por shpenzo atë që ka mbetur pasi ke kursyer.
PER FITIMET
Kurrë mos u varni nga një e ardhur e vetme. Bëni investime për të krijuar një burim të dytë.
PER MARRJEN E RISQEVE
Kurrë mos e testo thellësinë e lumit me të dyja këmbët.
PER PRITSHMERITE
Ndershmëria është një dhunti shumë e kushtueshme. Mos e prisni nga njerëz të lirë.
E kaluara është një letër hedhurinash, e tashmja është një gazetë dhe e ardhmja është një letër me pikëpyetje. Dil nga e kaluara, kontrollo të tashmen dhe siguro të ardhmen.
Kur ndodh diçka e keqe, ti ke tre zgjedhje. Mund ta lësh të përcaktojë se kush je, ta lësh të të shkatërrojë, ose ta lësh të të forcojë.
Sytë na janë vënë në ballë, sepse është më e rëndësishme të shohësh përpara, se sa prapa.
Përdornim lapsa kur ishim të vegjël, por tani përdorim pena. E dini pse? Sepse gabimet në fëmijëri mund të fshiheshin, por tani jo.