Diplomati amerikan: Shqipëria po braktiset për shkak të drogës

545
Ish – ambasadori i SHBA në Bahrein, Adam Ereli ka komentuar rreth situatës së drogës në Shqipëri dhe ndikimit rus në Ballkan.

Gjatë një prononcimi në televizionin amerikan “Fox News” ku po diskutohej për vizitën e Kancelares Merkel në SHBA, diplomati amerikan tha se Gjermania është e shqetësuar për situatën aktuale në Shqipëri dhe shtoi se SHBA gjithashtu duhet t’i kushtojë vëmendje.

Gazetari i Fox News: Çfarë mund të na thoni për refugjatët, çelësi i mosmarrëveshjeve që ata (Donald Trump dhe Angela Merkel) kanë? Mendoni se është bërë progres?

Ish-ambasadori amerikan në Bahrein, Adam Ereli: Shpresoj që po, sepse çështja e refugjatëve në Europë prek edhe Amerikën. Ajo që po ndodh është se Rusia po shfrytëzon krizën e refugjatëve për të “minuar” aleatët.

Një shembull i përkryer është ajo që po ndodh në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Shqipëria është bërë vendi kryesor i prodhimit të marijuanës dhe një nga vendet më të mëdha eksportuese të drogës në Europë.

Dhe çështja tjetër është Rusia dhe lidershipi në Shqipëri. Prej disa javësh ka protesta në atë vend. Kjo është një nga gjërat që Gjermania po ndjek me shqetësim dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë vëmendje.
Sigal