Dior “bëhet” Louis Vuitton – 6.5 mld euro për të marrë 100% të kuotave

461
Perandoria franceze e modës, LVMH, që kontrollon rreth 200 marka luksi, mes të cilave edhe Louis Vuitton, do të marrë kontrollin e një gjigandi tjetër të sektorit, Christian Dior, për 6.5 miliardë euro.
Bëhet fjalë për vetëm 26% të kuotave të kompanisë, që francezët nuk posedonin ende. Kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha të blerjes në historinë e LVMH.
Berndard Arnault, që është edhe numri një i kompanisë deklaroi se, marrëveshja shënon një hap mjaft të rëndësishëm përpara.
Sipas tij, marrja nën kontroll e Dior do të mundësojë thjeshtëzimin e strukturave, gjë që kërkohet prej kohësh nga tregu. Familja Arnault ka kuota mazhorance si te LVMH ashtu edhe te Dior.
Marrëveshja pritet gjithashtu që të rrisë ndjeshëm fitimet e kompanisë gjatë këtij viti, duke nxitur edhe një marshim në tregje.
Ky marshim erdhi që të Martën, pas njoftimit të kompanisë se do të marrë nën zotërim kuotat e mbetura të Dior.
Sigal