Digjet selia e Partisë Demokratike serbe në veri të Mitrovicës, s’ka të lënduar

441
Selia e Partisë Demokratike Serbe (DSS) në veri të Mitrovicës, është djegur mbrëmë rreth orës 3:00 pas mesnate.
Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz. Deri tani, nuk dihen motivi dhe autorët e këtij incidenti.
Gjatë ditëve të fundit ka patur debate në këtë zonë, edhe për shka të murit të ngritur pranë urës së lumit Ibër, i cili u shemb së fundmi.
Sigal