Sigal

Një çift që jeton në Bali, Tina Stoklosa 39 vjeçe nga Polonia dhe Simon Beun 26 vjeç nga Belgjika, prej tre vjetësh ushqehen vetëm me fruta thonë se ndjehen të lumtur dhe të gëzuar për këtë ushqim natyror.

Tina tha se kishte zbuluar frutarizmin kur ishte në kërkim të një diete 5 vjet më parë. Ajo së shpejti zbuloi se kishte më shumë energji se zakonisht dhe se ndihej më e lumtur.

Dy vjet më vonë, kjo arkitekte vendosi të shkojë në Bali dhe të largohet nga “ndërhyrja perëndimore” në stilin e saj të jetës. Atje ajo u takua me Simon Beun, ku shkak qe pikërisht frutarizmi.

Tina dhe Simon hanë vetëm fruta të ëmbla, duke marrë nga 2.000 në 4.000 kalori në ditë, ndërsa etjen e shuajnë me lëng të freskët kokosi. Ata pretendojnë se po kanë përfitime nga dietat e tyre.

Prej dy vjetësh ata nuk i kanë larë dhëmbët, sepse thonë që fibrat e frutave i po pastrojnë vetë ato. Ata pretendojnë gjithashtu se kjo dietë shëron depresionin.