Diamanti i rrallë shitet për një çmimin rekord

445
Sigal

Një diamant i rrallë pink është shitur në ankand për 50 milionë dollarë, një çmim rekord për karat.

Pink Legacy,  nën 19 karat, u ble nga një markë amerikane Harry Winston në ankand në Gjenevë.

Çmimi prej rreth 2.6 milion dollarë për karat shënoi një rekord botëror për një diamant rozë, sipas kreut  të shtëpisë së ankandit Christie’s.

Diamanti ishte vlerësuar mes 30-50 milion dollarë para shitjes, dhe është blerë pas vetëm pesë minuta ofertave.

Pronarët e rinj të diamantit e kanë rikthyer atë në Winston Pink Legacy.

Diamanti, i cili ishte në pronësi të familjes Oppenheimer, që më parë drejtoi kompaninë minerare De Beers, është konsideruar “një nga diamantët më të mëdhenj në botë”.

Guri drejtkëndor u gjet në një minierë të Afrikës së Jugut rreth 100 vjet më parë dhe ka të ngjarë që forma e saj të mos jetë ndryshuar që kur u prenë fillimisht në vitin 1920, tha Christie.

Pink Legacy arriti të kalojë çmimin e mëparshëm për karat.

Në nëntor 2017, një diamant rozë prej 8.41 karat u shit në ankand në Hong Kond për 17 milionë dollarë, më shumë se 2.1 milionë për karat.