Dialoku me Serbinë, Thaçi: Çështja e të pagjeturve duhet të diskutohet në Bruksel

438
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e personave të zhdukur duhet të diskutohet në Bruksel, në dialogun që po zhvillohet në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai ka shprehur përkushtimin e tij si president i vendit që kjo temë të adresohet.
“Nuk do të rreshtin përpjekjet tona që kjo plagë e luftës të mbyllet sa më parë për të gjetur paqen, qetësinë dhe pajtimin”, shkruan rel.
“Autoritetet e Beogradit duhet të përgjigjen dhe të ofrojnë të dhëna për 1650 të pagjeturit. Kjo çështje duhet të shtrihet edhe ne Bruksel sepse nuk pret më tutje, “ka thënë presidenti Thaçi, pasi ka bërë homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur në Ditën e të Pagjeturëve.
Sigal