Dialogu Kosovë-Serbi, suksesin BE e llogarit me “faktorin Merkel”

55
Pritet të fillojë këtë të hënë raundi i ri i dialogut në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini sipas mediave kosovare.
Takim Mustafa-Vuçiq pritet të zgjasë së paku deri në orët e vona të pasdites, por kësaj radhe në BE shpresojnë se vërtet do të ketë rezultate konkrete, të cilat munguan në takimin e fundit, javën e kaluar. Ndërkohë Bashkimi Europian duket se e llogarit suksesin e bisedimeve dhe dialogut mes palëve në ndërhyrjen e kancelares gjermane Angela Merkel si një faktor i rëndësishëm ndërmjetësimi
Takimet e mëparshme mes dy palëve deri më tani nuk kanë nxjerrë ndonjë marrëveshje konkrete por siç kanë theksuar dhe autoritetet bëhet me dije se kanë arritur “përparim të dukshëm”.
U bisedua për energjinë, telekomin, krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe për të ashtuquajturin “Park i paqes” në urën mbi lumen Ibër, në Mitrovicë, që në fakt është një barrikadë që ndan këtë pjesë të qytetit, përcjell koha.net. Vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, kishte bërë të qartë se në takimin e radhës pret formalizimin e marrëveshjeve në disa pika.