Dhunë ndaj çiftin shqiptar në kampin gjerman, arrestohen dy rusë

433
Një familje shqiptare është dhunuar sot nga dy shtetas rusë në qendrën e azilit në Fichtelberg, në landin e Bavarisë. Mësohet se rusët kanë dhunuar fillimisht burrin shqiptar, 30 vjeç, duke e dëmtuar në kokë dhe trup. Ndërsa, pre e dhunës ka rënë edhe bashkëshortja e tij, 24 vjeç, duke u dëmtuar në trup. Ndërkohë, çifti shqiptar është shtruar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar dy rusët, 24 dhe 37 vjeç, si të dyshuar për sulmin.
Sigal