Dhuna në Parlamentin maqedonas, pezullohen 16 policë

521
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka pezulluar nga detyra 16 policë, për shkak se nuk arritën të parandalonin dhunën në Kuvendin e Maqedonisë. Në njoftimin për media janë dhënë emrat e 11 oficerëve të policisë, katër pjesëtarëve të njësive speciale policore, dhe i një zyrtari të ministrisë.
Këta persona janë pezulluar për shkak se në mënyrë pasive kanë vëzhguar protestuesit, të cilët hynë e lëvizën lirisht brenda Parlamentit dhe nuk i ndihmuan oficerët e tjerë të policisë.
Nga dhuna e protestuesve më 27 prill u lënduan disa deputetë, duke përfshirë këtu liderin e LSDM-së Zoran Zaev, dhe politikan shqiptar Ziadin Sela, i cili u dëmtua më së shumti.
Sulmi në Parlament ndodhi pas emërimit të deputetit shqiptar, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Sigal