Dhuna në Kuvend, Zaev: Tentativë për vrasje me paramendim

450
“Kemi bërë një hap të madhe në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtojë se fortë e mbështesim atë”, tha Zaev.

Ndërsa komentoi dhunën e mbrëmshme tha se një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij.

“Ajo mbrëmë që ndodhi ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, tha Zaev.

Zaev dekalroi se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Derisa komentoi intervenimin e vonshëm të policisë kreu i LSDM-së theksoi se mbrëmë u shkel Kushtetuta dhe ligjet e RM-së dhe se do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë. Me këtë rast sugjeroi që Mitko Çavkov të ikë sa më larg që është e mundshme.

“Kjo që ndodhi mbrëmë ishte vetëm një vërtetim për shkeljen e Kushtetutës. Zaev tha se pret dorëheqjen e menjëhershëm të Mitko Çavkovit dhe të ik sa më larg që është e mundur”, tha Zaev.
Sigal