Dhuna ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, 10 të dyshuar në bankën e të akuzuarve

312
Klani që ishte përkujdesur për eliminimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela natën e 27 prillit 2017, duhet të zbardhin të vërtetën e skenarit dhe porositësit. Në bankën e të akuzuarve janë 10 persona, të dyshuar për tentativë vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend. Sakaq, nesër pritet të zhvillohet seanca gjyqësore.
Kire dhe Cane Gjorgjievski janë babë e bir, të dyshuar për tentim vrasje.
Por përveç tyre është edhe grupi tjetër: Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov, Stojan Pavllevski-Kobra.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli.
Sipas burimeve të “Alsat M”, përfaqësues i organit të akuzës në këtë rast gjyqësorë do të jetë Darko Jakimovski ndërsa gjykimi do të udhëhiqet nga gjykatësja Sllavica Andreevska.
Tentativa për vrasje ndaj Selës është rasti i tretë i cili futet në procedurë gjyqësore mbi zhvillimet e 27 prillit. Në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion është duke u procedua hetimi për “cenim terrorist të rendit kushtetues” në lidhje me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend.
Për këtë vepër aktualisht dyshohen 36 persona. Mes tyre janë edhe ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, 6 deputetë të VMRO-DPMNE-së, organizatorët e protestave, si dhe të dyshuar të tjerë. Organi akuzës nuk përjashton zgjerimin e hetimit.