Sigal

Jamal Khashoggi, është gazetari arab, i cili u vra më 2 tetor pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Vrasja e tij alarmoi politikën ndërkombëtare, ndërsa sot i Kurorës Mbretërore të Arabisë Saudite është zotuar se do të ndëshkohen të gjithë “fajtorët” që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.

Khashoggi, kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, për të mos dalë më i gjallë që atje, ndërsa trupi i tij u gjet në një pus në territorin e rezidencës së Konsullatës së Përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i partisë turke Vatan Dogu Perincek.

Sipas burimeve zyrtare, burime të besueshme në shërbimin e sigurisë në Stamboll i thanë atij se trupi i Khashoggi u gjet në një pus në territorin e Konsullatës së Përgjithshme Saudite, ku gazetari u pa për herë të fundit.

Tetëmbëdhjetë ditë më vonë, Rijadi pranoi se gazetari u vra në ndërtesën e konsullatës së përgjithshme si rezultat i një konflikti që ndezi mes tij dhe njerëzve me të cilët u takua brenda.

Autoritetet turke thanë se Khashoggi u vra brutalisht. Sipas burimeve turke, ai u torturua ndërsa gishtat e tij po copëtoheshin dhe pastaj gazetariT i’u pre koka.

Në fjalimin e tij më 23 tetor, Erdogan deklaroi se gazetari ra viktimë e një vrasjeje politike të planifikuar.