Dhoma e Përfaqësuesve voton sot për shfuqizimin e “Obamacare”

508
Sot pritet që Dhoma e Përfaqësuesve të votojë për shfuqizimin e atij që njihet si “Obamacare”. Por dukshëm kjo çështje ka përçarë partinë republikane dhe presidenti Trump si dhe udhëheqësit republikanë në Kongres po përpiqen të gjejnë votat e mjaftueshme për shfuqizimin e kujdesit shëndetësor të miratuar nga administrata e presidentit Obama dhe për ta zëvendësuar atë me një sistem të ri shëndetësor.
“Shfuqizimi dhe zëvendësimi”, ashtu siç shprehen republikanët, i planit të presidentit Obama, ishte një nga premtimet dhe temat krysore mbi të cilën u bazua fushata e presidentit Trump dhe e republikanëve. Por sot që pritet votimi në Kongres, republikanët deri tani duket se nuk i kanë votat e mjaftueshme. Ndërsa ata janë të bashkuar për ta shfuqizuar sistemin e kujdesit shëndetësor të presidentit Obama, ata janë të përçarë përsa i përket sistemit të ri me të cilin do ta zëvëndësojnë atë. Ndarjet më të mëdha janë mes republikanëve konservatorë, që thonë se ligji i ri nuk bën shkurtime sa duhet dhe republikanëve më të moderuar që thonë se shkurtimet e parashikuar janë shumë të thella.
Zoti Trump po vazhdon edher sot, ashtu siç ka bërë është gjatë ditëve të kaluara, takimet me republikanë që kundërshtojnë, në përpjekje për t’i bindur ata që të votojnë pro ligjit të ri. Presidenti takohet sot në Shtëpinë e Bardhë, me anëtarët e një prej grupeve më konservatore të ligjvënësve në Kongres. Para disa ditësh presidenti Trump i paralajmëroi ligjvensësit republikanpë që ende hezitojnë se në se ata nuk votojnë për ta shfuqizuar Obamacare, kjo do t’i zemëronte zgjedhësit dhe mund t’u kushtonte ligjvënësve vendet e tyre në Kongres, në zgjedhjet e 2018. Ligji i ri në se kalon në Dhomën e Përfqësuesve duhet të miratohet edhe nga Senati, ku fati i tij është po ashtu i i pasigurt.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u shpreh optimist dje. Ai u tha gazetarëve se zoti Trump do t’i bindë disa ligjvënës të votojnë për shfuqizimin.
Zoti Trump dhe republikanët e kanë kundërshtuar prej kohësh programin 7 vjeçar të ish presidentit Obama për shëndetsinë. Programi ka rritur me 20 milionë numrin e amerikanë të siguruar, por republikanët pretendojnë se në formën e tanishme pagesat për të do të rriten aq shumë sa do të bëhen të papërballueshme.
Zyra e pavarur e buxhetit në Kongres arriti në përfundimin se 24 milionë amerikanë do të humbasin sigurimin shëndetësor gjatë dekadës së ardhshme, nëse miratohet plani republikan. Presidenti Trump dhe udhëheqësit republikanë mbrojnë fort argumentin se plani i tyre, ndryshe nga “Obamacare”, do t’u japë njerëzve mundësinë të blejnë një plan që mbulon nevojat e tyre dhe që ata mund t’a përballojnë financiarisht.
Asnjë prej ligjvënësve demokratë nuk pritet të votojë pro-planit të republikanëve.
Republikanët kanë nevojë për 216 vota për ta kaluar ligjin, por në se më shumë se 21 ligjvenës nga radhët e tyre votyojnë kundër, ligji nuk kalon dot në Dhomën e Përfqësuesve. Sipas ligjvënësit Meadows janë 27 republikanë që kundërshtojnë, por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan tha se mbetet i bindur se do të ketë vota të mjaftueshme për ta miratuar atë.
Deri tani është shumë e vështirë të thuhet nëse presidenti do të arrijë t’i sigurojë numrat e duhur në Dhomën e Përfaëqsuesve. Situata është e paqëndrueshme. Po ashtu nuk dihet në se do të ketë apo jo votim, në se republikanpt nuk sigurojnë dot mbështetjen e duhur. Dështimi i votimit do të ishte goditja e pare e madhe për administratën e presidentit Trump dhe për republikanët në Kongres. Ndërkohë sot paradite, ish presidenti Obama përmes një deklarate u bëri thirrje ligjvenësve të mos miratojnë ndryshime që nuk do ta përmirësonin sistemit e kujdesit shëndetësor për amerikanët. Në se republikanët duan t’i bëjnë përmirësime sistemit aktual, thotë ish presidenti, ata mund të negociojnë me demokratët dhe të miratojnë ndryshimet përkatëse.
Sigal