Dhëndri i Trump do bëhet këshilltar në Shtëpinë e Bardhë

477
Sigal

Jared Kushner, dhëndri
i presidentit të zgjedhur amerikan, do të bëhet këshilltar i lartë në Shtëpinë
e Bardhë, i cili do të përqëndrohet në politikat tregtare në Lindje të Mesme,
kanë thënë zyrtarë të ekipit të Donald Trump.

Kushner, i cili më 10
janar mbush 36 vjeç, do e nis punën vetëm pasi të këshillohet ligjërisht se ky
emërim nuk shkel ligjet kundër nepotizmit, kanë thënë më tej zyrtarët.

Ky post nuk ka nevojë
të marrë miratimin e Senatit, dhe se Kushner nuk do të paguhet.

Trump ka thënë se
Kushner “është një aset i jashtëzakonshëm dhe këshilltar i besueshëm përgjatë
fushatës dhe tranzicionit”.

Kushner është i martuar
me vajzën e Trump, Ivanka.

Ai do heq dorë nga
posti i shefit të kompanisë familjare që merret me patundshmëri, por edhe si
pronar i gazetës “New York Observer”, ka thënë avokati i tij.

Ndërkohë Trump ka
parashikuar se të gjitha nominimet e tij për postet e rëndësishme të
administratës së ardhshme do e marrin konfirmimin e Senatit, edhe pasi
demokratët kanë thënë se ekipi i tij ka injoruar procesin e verifikimit.

“Unë mendoi se të
gjithë do kalojnë”, ka thënë Trump, duke shtuar se “të gjithë janë në nivelin
më të lartë”.