Devoll – Kapet 34 kg kanabis në kufirin e gjelbër me Greqinë, s’ka të arrestuar

456
Një sasi prej 34 kg kanabis është sekuestruar nga policia në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë pranë fshatit Tren në rrethin e Korçës.

Policia lokale thotë se lënda narkotike është sekuestruar ditën e djeshme (9 mars) në vendin e quajtur “Vëntraku” në afërsi të fshatit Tren të rrethit Devoll. Sasia e drogës ishte e ndarë në 32 pako e mbështjellë me letër natriban.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Sigal