Dështon sërish ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kosovë

568
Vazhdimi i seancës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në mungesë të votave është shtyrë për javën e ardhshme.
Kështu bëjnë të ditur burime të Telegrafit. Shtyrja e seancës për javën e ardhshme ka ardhur pas një mbledhje të mbajtur ndërmjet kryetarit të Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli me shefat e grupeve parlamentare.
Seanca e sotme ishte tentativa e tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli një ditë më parë u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend, megjithëse koalicioni qeverisës ende nuk i kishte siguruar votat e mjaftueshme.
Për miratimin e demarkacionit nevojiten 2/3 e votave, ose 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.
Edhe ambasadori Greg Delawie si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova kishin bërë thirrje për miratimin e demarkacionit.
Ndryshe, sot në Prishtinë po qëndron një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian.
Sigal