Dështon raundi i dytë i votimeve për President

549
Nis raundi i dytë i votimit për President. Hashim Thaçi nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur president në raundin e parë.
50 deputetë kanë votuar për Hashim Thaçin, 4 për kundërkandidatin e tij Rafet Rama ndërsa 27 deputetë votën e tyre e kanë bërë të pavlefshme. Pas këtij raundi duhet të votohet edhe një raund tjetër. Nëse as në raundin e dytë nuk merr votat e 80 deputetëve përsëritet raundi i tretë ku kërkohen 31 vota për t’u zgjedhur president i Kosovës.Ndërkohë vijon tensioni në rrugë. Policia e Kosova po përdorë gaz lotsjellës dhe “topa uji” për të shpërndarë një grup protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Përleshjet filluan pak pasi që në parlamentin e Kosovës filloi procesi i votimit për presidentin e ri të Kosovës. 
Ora 18:00 Delawie thërret liderët politikë që të gjejnë një zgjidhje. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka reaguar edhe njëherë nga Kuvendi i Kosovës, ku ka thënë se është shumë e rëndësishme zgjedhja e presidentit të Kosovës. Ambasadori amerikan ka ftuar liderët politikë, siç ka thënë ai, të cilët ia duan të mirën Kosovës dhe njerëzve të saj që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për këtë situatë. 
Ora 17:52 Nis votimi për raundin e dytë.
 Ora 17:47.  Bllokohen të gjitha rrugët drejt Kuvendit. Policia ka bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë drejt Kuvendit të Kosovës.Kjo pasi që pak më herët protestuesit kanë gjuajtur me koktej Molotovi dhe me gurë drejt Policisë.Policia është duke ndjekur turmën e protestuesve që gjendet afër Xhamisë së Llapit.
 Ora 17:42 Tërhiqet nga Komisioni Ilir Deda: Ma kërkoi opozita. Deputeti i opozitës Ilir Dedaj ka lëshuar sallën e Kuvendit me arsyetimin se opozita ka kërkuar nga ai të tërhiqet nga komisioni për numërimin e votave. “Kanë kërkuar nga unë që të tërhiqem dhe ju vazhdoni procesin”, u ka thënë Dedaj deputetëve të pozitës. 
Ora 17:38 Zhbogar: Seanca nën presion, të mblidhen liderët politikë.  Përfaqësuesi Special e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, duke parë zhvillimet e sotme brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është mirë që të mblidhen të gjihë liderët e partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ai ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është duke u zhvilluar nën presion të madh.Zhbogar ka thënë se nuk po i pëlqen kjo pamje e Prishtinës, në momentet kur përleshjet e Policisë së Kosovës me protestuesit e opozitës po vazhdojnë ende.
 Ora 17:36 Mustafa ndërhyn te deputetët për Thaçin ? Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lëvizur nga vendi i kabinetit qeveritar për te grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në sallën e Kuvendit të Kosovës.Nuk dihet arsyet, megjithatë, kjo lëvizje e Mustafës ndodhi në momentin që Hashim Thaçi morri 50 vota në raundin e parë për president.
Sigal