Dështimi i Obamës në politikën e jashtme, Trump dhe largimi i Hoyt Brian Yee

768
Mike Gonzales, anëtar i nivelit të lartë në Fondacionin ‘Carnegie’, në shkrimin e botuar në revistën “National Interest” ka pohuar: “se ka disa shenja shprese që administrata Trump do të ndjekë objektiva më tradicionalë të sigurisë kombëtare dhe do të ndalojë së kërcënuari aleatët e saj konservatorë në vendet e ndryshme të botës”. (Shënim: në këtë shkrim bëhet fjalë edhe për dorëheqjen e Brian Hoyt Yee, ish-zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit në Zyrën Evropiane të Departamentit të Shtetit, i cili për shkak të boshllëkut në Departamentin e Shtetit, ka mbajtur qëndrime që janë konsideruar nga disa drejues në vendet e Ballkanit të njëanshme për partitë konservatore të këtyre vendeve. Zoti Yee ka qenë disa herë edhe në Shqipëri dhe ka pasur një rol shumë aktiv gjatë arritjes së marrëveshjes së 18 majit 2017 mes Ramës e Bashës.)

Politika e jashtme e Presidentit Obama ishte qartas në favor të marrëveshjeve me vende të konsideruara armike si Irani e Kuba, duke braktisur ndërkohë disidentët e atjeshëm e gjetiu. Nën rrogoz, marka tregtare e administratës së tij ishte promovimi i projekteve progresive për interesa të miqve të tij, të cilat i paraqitte si prioritete të reja të sigurisë kombëtare dhe kërcënimi “i kundërshtarëve të hidhur” që i bënë rezistencë projekteve të tij, madje edhe kur ata ishin aleatë më të cilët kishte nënshkruar marrëveshje. Pas zgjedhjes së Presidentit Trump pati shumë shpresë se të gjitha këto do të ndryshonin, dhe në të vërtetë kjo ka ndodhur në mënyrë spektakolare në pjesën e parë. Trump ka kërkuar që Kongresi të bëjë ndryshime të thella në marrëveshjen bërthamore që paraardhësi i tij kishte bërë me mullahët në pushtet në Iran ose ai është zotuar se do shfuqizojë atë. Trump gjithashtu ka vendosur kufizime në shkëmbimet me diktatorët komunistë të Kubës. Disidentët në Kubë dhe Iran përsëri kanë filluar të ndjejnë se kanë mbështetjen e Uashingtonit. Kurse nga Koreja e Veriut, deri në Venezuelë e Siri, lehtësimet që kishte bërë Obama kanë marrë fund. Si po shkon pjesa e dytë? Ka disa shenja shumë shpresëdhënëse se administrata Trump do të ndjekë më shumë objektiva të sigurisë kombëtare dhe do të ndalojë goditjet ndaj aleatëve konservatorë përmes një kthesë të plotë që do ta bëjë më të vështirë progresivizmit në botë për arsye strukturore. Do të ndalohen projektet që nxisin martesat e të njëjtit seks, aktivizmin e rrugës, abortin, ekstremizmin klimaterik etj. duke iu kërkuar aleatëve reformave përmes programeve të ndihmës që janë duke u hartuar. Lajmi i parë i mirë është se qeveritë konservatore, ai ajo e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe e presidentit polak Andrzej Duda, dy “delet e zeza” të BE-së, do të mund të çlirohen nga kërcënimet diplomatike të periudhës së Obamës. Një sinjal pozitiv është dhënë nga zëvendëspresidenti Pence, i cili ka shkruar në tëiter se kishte folur në telefon me kryeministrin e ri të Dudës, Mateusz Moraëiecki. Një tjetër zhvillim pozitiv ka ardhur për Evropën Qendrore dhe Juglindore: dorëheqja e Hoyt Brian Yee nga posti i zëvendës ndihmës sekretarit në Zyrën Evropiane të Departamentit të Shtetit. Ndonëse DASH nuk ka pasur tradicionalisht ndikim të madh, vakumi që ekzistonte në Departamentin e Shtetit gjatë pjesës më të madhe të vitit 2017 e kishte lejuar zotin Yee të ndiqte politika që udhëheqësit konservatorë të atyre vendeve i konsideronin të njëanshme ndaj tyre. Por kohët po ndryshojnë në Departamentin e Shtetit. Një MEMO e dalë nga Brian Hook, drejtor për Planifikimin e Politikave i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, evidenton atë që do të mund të ndodhë në të ardhmen në këtë mënyrë: Një udhëzues i dobishëm për një politikë të jashtme realiste e të suksesshme do të ishte kur aleatët do të trajtoheshin ndryshe – madje edhe më mirë se kundërshtarët. Sepse në rast të kundërt do të përfundonim me më shumë kundërshtarë dhe me më pak aleatë. Dilema klasike e baraspeshimit të idealeve dhe interesave amerikane lidhet vetëm me aleatët e Amerikës. Sepse me konkurrentët tanë, ka shumë pak dilema. Ne nuk synojmë të forcojmë kundërshtarët e Amerikës përtej Atlantikut; ne i bëjmë presione atyre, konkurrojmë me ta dhe i sfidojmë ata. Për këtë arsye, duhet të konsiderojmë të drejtat e njeriut si një çështje e rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet e SHBA me Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin. Dhe kjo nuk është vetëm për shkak të shqetësimit moral nga praktikat brenda atyre vendeve. Por edhe sepse presioni ndaj këtyre regjimeve për të drejtat e njeriut është një mënyrë për të krijuar atyre kosto, për të aplikuar një kundër-presion dhe për të marrë iniciativën prej tyre strategjikisht. E gjithë kjo është shumë larg nga mënyra e zakonshme që ishte zbatuar gjatë gjatë nëntë viteve të fundit. Në periudhën e Obamës, ambasadori ynë në Varshavë kishte kritikuar me gjithçka kishte mundësi qeverinë konservatore polake, duke mbështetur zyrtarët polakë. Për vite me radhë, Ambasada e SHBA promovoi martesat e të njëjtit seks, duke irrituar shumë në partinë pro-katolike të Dudës, PiS.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën, Victoria Nuland, kritikoi ashpër Hungarinë, aleaten tonë në NATO, duke thënë se “një kancer i dyfishtë i lidhur me regresin demokratik dhe korrupsionin” krijon “vrima që do të dëmtonin sigurinë e kombeve të tyre”. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto bëri me dije në një aktivitet të fondacionit ‘Carnegie’ gjatë vitit të kaluar se “në një takim të vitit 2014, Nulandi “i hodhi” atij një letër me një listë kërkesash që qeveria e Orban do të duhej të plotësonte përpara se administrata amerikane të takohej formalisht me qeverinë hungareze. Në këtë liste përfshiheshin, sipas Szijjarto, kërkesat pushtuese që aleati i SHBA të ndryshonte kushtetutën dhe ligjet për median, zgjedhjet, kishën dhe gjykatën kushtetuese. “Nulandizmi”, siç quhet doktrina e kohës së Obamës, na është thënë se do të përmbyset nga Hookizmi (Brian Hook është Drejtori i Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit). Ndoshta në disa raste, siç është rasti i Partisë konservatore pro-amerikane të Maqedonisë VMRO, është tepër vonë. Sepse ata u lanë në dorë të ndërhyrjeve të ambasadës sonë në Shkup dhe jashtë vëmendjes së qeverisë Trump. Por Shtetet e Bashkuara ende mund të ndihmojnë duke zëvendësuar ambasadorin e SHBA në Shkup, të cilin konservatorët maqedonas gjithashtu e akuzojnë për mbështetjen e sekularizmit dhe erozionin e identitetit maqedonas. Ndalimi i të gjitha ambasadave tona nga promovimi i agjendave progresive që shpesh çon në shmangien e anëtarëve më konservatorë e tradicionalë pro-amerikanë të shoqërisë, do të jetë i vështirë. Sepse shpesh herë në projekte të tilla përfshihen ndihma zyrtare për OJQ që marrin ndihmë nga rrjeti i George Soros, i cili vepron në 140 vende të botës. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e publikuar së fundmi nga administrata Trump vë theksin në çështjet që janë me të vërtetë kritike për sigurinë kombëtare të SHBA, duke dhënë shpresë se politika e jashtme amerikane nuk do të jetë më detyruese që bota të pajtohet me agjendat e politikave të donatorëve të mëdhenj liberalë si George Soros dhe Tom Steyer. Të mbash në vëzhgim se çfarë bëjnë qindra zyrtarë të ambasadave, konsullatave dhe USAID dhe të përcaktosh, nëse realisht ata mbështesin objektivat e sigurisë kombëtare amerikane, nuk është punë e lehtë. Kjo do të kërkonte një nivel të lartë të kontrollit dhe evidentimit të problemeve, gjë që do të mund të arrihej vetëm nëse në administratë do të vendosej një numër i mjaftueshëm personazh të emëruar politikisht dhe ata të emëruar politikë të merren seriozisht me çështjet më kritike të sigurisë kombëtare. Sa më shpejt të aktivizohet një udhëzim i tillë politik, aq më mirë do të ishte.

Syri.net
Sigal