Dëshmitarët rrëfejnë për terrorin në Paris

472
Na qëllonin si të ishim zogj, na u desh të shkelnim mbi trupat e të vrarëve për të shpëtuar”, “Kishte gjak kudo”. Janë këto dëshmitë e para nga të mbijetuarit prej atentateve terroriste në sallën e koncerteve të teatrit Bataclan në Paris, ku po mbahej një koncert rrok. Dëshmitarët thonë se sulmuesit e veshur me të zeza, bërrtisnin “Allah Akhbar”, Allahu është i madh. Jerome Boucher, është një prej personave që në gjendje shoku shpjegon se ishte e tmerrshme të shkelje mbi kufomat. Fillimisht nuk po kuptonim cpo ndodhte, dhe menduam se ishin fishekzjarre, pastaj pamë terroristët që qëllonin turmën, duke vrarë me qetësi një e nga një.

Një tjetër dëshmitar rrëfen se si pa personat përtokë të gjakosur, ndërsa e konsideron veten me fat që arriti t’ia mbathte. Një gazetar i “Le Monde” Daniel Psenny që banon pranë teatrit Bataclan ka mbetur i plagosur teksa tentonte tu jepte ndihmën e parë të plagosurve. Isha në shtëpi duke kaluar një mbrëmje të zakonshme pranë TV, kur dëgjova zhurma e shpërthime. Dola në ballkon e pashë një grua që varej nga dritarja, mu kujtuan imazhet e 11 shtatorit, tha ai.

Një nga të plagosurit prej atentateve terroriste në teatër, Benjamin Cazenoves ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale, duke shkruar se është i plagosur rëndë.Po qëllojnë një për një, edhe të plagosurit, janë të qetë në objektivin e tyre. Ishin të gjithë të rinj, nuk i kishin mbushur të 25-sat, rrëfen një tjetër i mbijetuar, duke shtuar se një terroristëve bërtiste në frengjisht “Është faji i Fransua Holond, presidenti juaj nuk duhet të kishte ndërhyrë në Siri.”
Sigal